Alarm për bombë, avioni i Austrian Airlines ulet emergjentisht në Sofje
Fluturimi Tel Aviv–Vjenë u devijua pas një kërcënimi të dyshuar për sigurinë.

Një avion i Austrian Airlines që fluturonte nga Tel Avivi drejt Vjenës bëri ulje emergjente në Sofje të Bullgarisë, pas një alarmi për sigurinë gjatë fluturimit.
Sipas mediave izraelite, ekuipazhi dha sinjal emergjence pasi u gjet një objekt i dyshimtë në bord, ndërsa pasagjerët thanë se devijimi lidhej me një informacion anonim për bombë. Pasagjerët zbritën në Sofje.
Deri tani nuk është konfirmuar prania e ndonjë lënde shpërthyese dhe shkaku i saktë i alarmit mbetet i paqartë.




