Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Balluku sërish në SPAK: Hetimet për tenderët e Llogarasë dhe Unazës zgjaten deri në janar

Ish-zëvendëskryeministres iu komunikua zgjatja e afatit; data e radhës për shpjegime do të caktohet me avokatin.

Nga supernews.al 20 Tetor, 202620.10.2026, 09:10
Balluku sërish në SPAK: Hetimet për tenderët e Llogarasë dhe Unazës zgjaten deri në janar

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit sërish në Prokurorinë e Posaçme, e shoqëruar nga avokati i saj.

Sipas burimeve të Top Channel, Ballukut iu komunikua zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vazhdojnë deri në janar. SPAK nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për këtë.

Në takim u diskutua edhe data kur ajo do të japë shpjegime, e cila do të caktohet në bashkëpunim me prokurorinë.

SPAK e heton Ballukun për shkelje në procedurat e tenderëve të Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe në Tiranë. Ajo i ka mohuar akuzat.