Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Fokus

Qiraja në Tiranë sa një pagë: Pse të rinjtë po e ndjejnë më rëndë koston e jetesës

Qiraja mesatare 721 euro në qershor; ushqimet kaluan mesataren e BE-së, ndërsa të ardhurat janë 43% e saj.

Nga supernews.al 14 Tetor, 202614.10.2026, 13:37
Qiraja në Tiranë sa një pagë: Pse të rinjtë po e ndjejnë më rëndë koston e jetesës

Studentët e disa fakulteteve në Tiranë bojkotuan mësimin më 14 tetor dhe iu bashkuan protestave. Përtej politikës, të dhënat ekonomike tregojnë pse brezi i ri e ndjen më rëndë koston e jetesës.

Sipas agjencive imobiliare, qiraja mesatare e një apartamenti në Tiranë ishte 721 euro në muaj në qershor, rreth 97% e pagës mesatare neto. Standardet ndërkombëtare këshillojnë që strehimi të mos kalojë 30% të të ardhurave. Qytete si Elbasani, me qira 30–40% më të ulëta, po bëhen alternativë për ata që punojnë në Tiranë.

Sipas Eurostat, në vitin 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri arritën 102.9% të mesatares së BE-së, për herë të parë mbi të, ndërsa të ardhurat për frymë janë vetëm 43% e saj.

INSTAT raporton 17,800 të papunë me arsim të lartë në 2025, rreth 55% prej tyre nën 30 vjeç. Në vitin 2023, gati një në katër të rinj 15–29 vjeç nuk ishte as në punë, as në shkollë apo trajnim.