Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Turizëm

Turistët e tetorit zgjedhin Durrësin: Më pak turma, çmime më të ulëta dhe det ende i ngrohtë

Vizitorët e huaj kalojnë nga plazhi te historia: Amfiteatri dhe Kulla janë ndalesat kryesore.

Nga supernews.al 4 Tetor, 202604.10.2026, 12:20
Turistët e tetorit zgjedhin Durrësin: Më pak turma, çmime më të ulëta dhe det ende i ngrohtë

Edhe pse sezoni i verës ka mbaruar, Durrësi vazhdon të presë turistë të huaj gjatë tetorit. Qyteti dhe bregdeti janë më të qetë, dhe vizitorët po e zhvendosin vëmendjen nga plazhi te historia, kultura dhe eksplorimi i qytetit.

Amfiteatri romak dhe Kulla venedikase janë ndalesat më të frekuentuara. Shumë grupe vijnë me guidë dhe vlerësojnë se Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar nga sa prisnin.

Turistët thonë se e zgjodhën tetorin për motin e butë dhe për çmimet më të ulëta të hoteleve dhe fluturimeve krahasuar me verën. Për disa grupe nga Italia, Durrësi është destinacioni më i afërt dhe më ekonomik. Në ditët me diell, shumë prej tyre vazhdojnë të notojnë dhe e gjejnë detin më të ngrohtë se ç’prisnin.

Për bizneset turistike, vizitorët e vjeshtës janë një mundësi për ta zgjatur sezonin dhe për ta bërë qytetin destinacion gjatë gjithë vitit.