Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Biznes

Ndërtimi në Shqipëri u rrit 36% në katër vite, dhjetë herë më shpejt se në BE

Rritja u nxit kryesisht nga banesat; në BE aktiviteti u rrit vetëm 3.8% në të njëjtën periudhë.

Nga supernews.al 16 Tetor, 202616.10.2026, 10:46
Ndërtimi në Shqipëri u rrit 36% në katër vite, dhjetë herë më shpejt se në BE

Sipas të dhënave të Eurostat, vlera e shtuar e ndërtimit në Shqipëri, me çmime të krahasueshme, ishte në 2024 rreth 36% më e lartë se në 2020. Në Bashkimin Evropian rritja ishte vetëm 3.8%.

Ritmi më i shpejtë u shënua menjëherë pas pandemisë: rreth 9.5% në 2021 dhe 13.2% në 2022. Pastaj rritja u ngadalësua në 5% në 2023 dhe 4.5% në 2024, por mbeti pozitive.

Në rajon, Serbia u rrit rreth 23%, Maqedonia e Veriut 20%, Bosnja 18.8% dhe Kosova 12.9%, ndërsa në Mal të Zi ndërtimi ra rreth 7%. Vetëm Greqia, Kroacia dhe Italia kishin rritje më të fortë se Shqipëria.

Dallimi qëndron te struktura. Në Greqi, Kroaci dhe Itali rritjen e mbajtën kryesisht investimet në infrastrukturë, ndërsa në Shqipëri ajo erdhi kryesisht nga ndërtimi i banesave.