Panairi i makinave në Paris tërheq 500 mijë vizitorë, 25 nga 60 markat janë kineze
Prodhuesit kinezë synojnë Europën dhe disa po planifikojnë fabrika në BE për t'u shmangur tarifave.

Rreth 500 mijë persona vizituan këtë vit panairin e automjeteve “Mondial de l’Auto” në Paris, një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë në Europë.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqën prodhuesit kinezë: 25 nga 60 kompanitë pjesëmarrëse ishin marka kineze, si Zeekr, Changan, Denza dhe AITO, të cilat prezantuan modelet e fundit dhe synojnë të zgjerohen në tregun evropian.
Panairi u zhvillua në një kohë kur tensionet tregtare mes BE-së dhe Kinës vazhdojnë të ndikojnë në industrinë e automjeteve.
Për t’u shmangur tarifave europiane, disa prodhues kinezë po shqyrtojnë ose kanë nisur tashmë prodhimin në fabrika brenda Europës.




