Studentët e Mjekësisë mbërrijnë para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Marshimit të së premtes iu bashkuan studentë të Mjekësisë, pedagogë dhe mjekë.

Studentët e Mjekësisë marshuan paraditen e së premtes, 23 tetor, në rrugët e Tiranës dhe u grumbulluan përpara Kryeministrisë. Ata iu bashkuan protestës antiqeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në tubim morën pjesë edhe studentë të Infermierisë dhe degëve të tjera universitare, të mbështetur nga pedagogë dhe mjekë. Mbërritja e tyre para godinës së qeverisë u raportua rreth orës 11:23, pas marshimit në kryeqytet.
Të veshur me uniforma të bardha dhe me maska kirurgjikale, studentët e Mjekësisë përshkuan rrugët duke brohoritur kundër veprimeve të policisë. Marshimi zhvillohet në ditën e njëmbëdhjetë të protestave.
Përpara Kryeministrisë u dëgjuan thirrje për largimin e qeverisë, por edhe kundër drejtuesve të opozitës. Mes parullave të protestuesve ishin kërkesat për dorëheqjen e Ramës dhe thirrje kundër Sali Berishës, duke shprehur pakënaqësi ndaj të dy figurave politike




