Karrige me shënimin “Dialog” para Kryeministrisë: Rama fton protestuesit në bisedime
Kryeministri thotë se nuk negocion dorëheqjen nën presionin e dhunës; studentët përgjigjen duke shkruar mbi karriget.

Në mëngjes, para Kryeministrisë u vendosën disa karrige, të ngjashme me ato që përdoren brenda institucionit, me letra ku shkruhej “Dialog”. Kryeministri Edi Rama e prezantoi gjestin si ftesë për protestuesit që të ulen në bisedime.
Rama tha se ai dhe qeveria janë në dispozicion për dialog në çdo kohë dhe vend që zgjedhin protestuesit, por se nuk mirëpriten ata që ushtrojnë dhunë apo nuk e dënojnë atë.
Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të negociojë dorëheqjen e tij apo kërkesa të tjera nën presionin e dhunës.
Disa studentë iu përgjigjën ftesës duke shkruar mbi karriget kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.




