Kalo te përmbajtja
E shtunë, 24 Tetor, 2026
Lajme ekonomike, financa, biznes dhe aktualitet nga Shqipëria
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Blerina Gjylameti jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU-së

Largimi vjen në vazhdën e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive.

Nga supernews.al 23 Tetor, 202623.10.2026, 17:35
Blerina Gjylameti jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU-së

Blerina Gjylameti ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas informacionit të siguruar, ajo ka dorëzuar dorëheqjen këtë të premte, më 23 tetor, rreth nëntë muaj pas marrjes së detyrës.

Largimi i saj vjen në vazhdën e ndryshimeve në administratën shtetërore, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama drejtuar ministrave për të mbledhur dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi.

Procesi parashikon që drejtuesit të paraqesin edhe një bilanc të punës së tyre. Vlerësimi i rezultateve pritet të shërbejë për shqyrtimin e mundësisë së rikandidimit apo përzgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Gjylameti u prezantua në krye të AKU-së më 22 janar 2026 nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Forcimi i sigurisë ushqimore, kontrollet e bazuara në risk dhe rritja e profesionalizmit të inspektimeve ishin ndër prioritetet e shpallura në marrjen e detyrës.