Franca: Qindra mijëra në protestë për shkurtimet në arsim, mbi 1,200 të arrestuar
Përplasje në Paris, Marsejë, Lion dhe Limozh; 150 policë të lënduar.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 550 mijë persona protestuan të shtunën në të gjithë vendin kundër shkurtimeve në fondet për arsimin dhe rënies së shërbimeve publike. Sindikata CGT e vlerëson numrin në rreth 800 mijë.
Në Paris përplasjet zgjatën me orë në Place de la République, ndërsa në Limozh u dëmtua nga zjarri godina e bashkisë. Incidente u raportuan edhe në Marsejë, Lion, Lil dhe Grenobël.
Kryeministri Sébastien Lecornu bëri të ditur se janë lënduar 150 policë dhe xhandarë, dy prej tyre rëndë. Mbi 1,200 persona u arrestuan, kryesisht në Paris. Presidenti Macron e dënoi dhunën dhe premtoi ndjekje penale për përgjegjësit.




