Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Qeveria përgatit “listën e zezë”: Dhunuesit e protestave mund të ndalohen të hyjnë në BE

Sipas burimeve, personat e identifikuar do të regjistrohen në sistemin TIMS; masat janë ende në shqyrtim.

Nga supernews.al 20 Tetor, 202620.10.2026, 07:25
Qeveria përgatit “listën e zezë”: Dhunuesit e protestave mund të ndalohen të hyjnë në BE

Një grup pune pranë Kryeministrisë po përgatit paketën e masave të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama pas protestave të dhunshme, sipas burimeve të Top Channel.

Propozimi parashikon që personat e identifikuar si autorë të akteve të dhunës të regjistrohen në sistemin TIMS të kontrollit kufitar, si një listë e zezë. Qëllimi është që atyre t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Masat janë ende në shqyrtim dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Nuk dihet ende baza ligjore, numri i personave që mund të preken dhe si do të zbatohej masa në praktikë.

Paketa vjen pas paralajmërimeve të qeverisë se dhunuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe financiare për dëmet e shkaktuara gjatë protestave.