Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Gjykata e Tiranës shqyrton sot masat e sigurisë për 28 të arrestuar nga protestat

Seancat nisin në orën 09:00; vendimet pritet të jepen gjatë ditës.

Nga supernews.al 20 Tetor, 202620.10.2026, 09:30
Gjykata e Tiranës shqyrton sot masat e sigurisë për 28 të arrestuar nga protestat

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë shqyrton sot masat e sigurisë për 28 persona të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.

Seancat nisin në orën 09:00 dhe çështjet do t’i shqyrtojnë gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.

Dhjetëra persona u shoqëruan nga policia gjatë trazirave. Arrestimet lidhen kryesisht me dëmtimin e pronës gjatë protestave.

Protestat, të nisura nga studentët kundër qeverisë, kanë vazhduar për më shumë se një javë. Rezultati i seancave nuk dihet ende.