Ndryshim në krye të Hetimit Tatimor: Largohet Anton Martini, vjen Everest Kazheli
Kazheli kishte dhënë dorëheqje pak ditë më parë, pas rreth tri orësh në krye të Kadastrës së Elbasanit.

Ish-prokurori Anton Martini është shkarkuar nga drejtimi i Hetimit Tatimor. Në vend të tij është emëruar Everest Kazheli.
Kazheli ishte emëruar më 9 tetor drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, por dha dorëheqjen po atë ditë, pas rreth tri orësh në detyrë. Arsyet e asaj dorëheqjeje nuk janë sqaruar.
Drejtimi i Kadastrës së Elbasanit i kaloi Gentian Mahmutajt, deri tani përgjegjës i departamentit tekniko-ligjor në drejtorinë qendrore të Kadastrës.
Institucionet nuk kanë dhënë shpjegime publike për ndryshimet në krye të Hetimit Tatimor.




