Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Kuvendi miraton hartën e re territoriale: Nga 61 bashki mbeten 46

Reforma u votua me 85 vota; 15 bashki humbasin pavarësinë dhe bashkohen me fqinjët më të mëdhenj.

Nga supernews.al 9 Tetor, 202609.10.2026, 19:34
Kuvendi miraton hartën e re territoriale: Nga 61 bashki mbeten 46

Kuvendi miratoi me 85 vota hartën e re administrativo-territoriale. Numri i bashkive zbret nga 61 në 46, me synimin për të krijuar njësi vendore më të mëdha dhe financiarisht më të qëndrueshme. Propozimi i opozitës për 100 bashki nuk kaloi.

Pesëmbëdhjetë bashki humbasin statusin e njësisë së pavarur. Ndër to, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën dhe Selenica me Vlorën.

Gjithashtu, Këlcyra i bashkohet Përmetit, Memaliaj Tepelenës, Libohova Gjirokastrës, Maliqi Korçës, Cërriku dhe Belshi Elbasanit, dhe Përrenjasi Librazhdit. Në Tiranë krijohet njësia e re administrative Rinas, me fshatra që deri tani ishin pjesë e Krujës dhe Vorës.

Banorët e disa prej bashkive që shkrihen protestuan gjatë dëgjesave publike. Faza tjetër është ngritja e një komisioni parlamentar për kompetencat e bashkive të reja, ku opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.