Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Rama: 2,500 euro shpërblim për çdo polic në terren dhe rritje pagash nga janari

Kryeministri tha se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë efektivët, pavarësisht gradës.

Nga supernews.al 19 Tetor, 202619.10.2026, 08:05
Rama: 2,500 euro shpërblim për çdo polic në terren dhe rritje pagash nga janari

Kryeministri Edi Rama njoftoi se çdo efektiv i Policisë që ka qenë në vijën e parë gjatë protestave të dhunshme do të marrë një shpërblim prej 2,500 eurosh. Ai theksoi se shuma do të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht gradës apo pagës.

Rama premtoi gjithashtu një rritje të ndjeshme të pagave të policëve nga 1 janari, me buxhetin e ri. Ai pranoi se pagat në Polici nuk janë rritur sa duhet në vitet e fundit dhe tha se qeveria po e diskutonte këtë çështje prej disa javësh.

Në të njëjtën konferencë, kryeministri deklaroi se nuk do të negociojë me ata që përdorin dhunën dhe akuzoi Rusinë dhe Iranin për përfshirje në trazira. Ai tha se përgjegjësit për dëmet do të paguajnë.