Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Ekonomi

OECD: Pothuajse 1 në 5 kilovatorë humbet në rrjet para se të arrijë te konsumatori

Humbjet e energjisë në Shqipëri janë 19.4%, më shumë se trefishi i mesatares së BE-së.

Nga supernews.al 2 Tetor, 202602.10.2026, 09:24
OECD: Pothuajse 1 në 5 kilovatorë humbet në rrjet para se të arrijë te konsumatori

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet e rajonit me humbjet më të mëdha në rrjetin elektrik. Sipas raportit të OECD-së për konvergjencën ekonomike të Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2023–2024 humbjet arritën në 19.4% të energjisë së futur në rrjet. Mesatarja e Bashkimit Evropian është 6%.

Në rajon, Kosova ka shifrën më të lartë, 21.9%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka më të ulëtën, 10.4%. Mesatarja e Ballkanit Perëndimor është 15.2%. OECD i ndan humbjet në teknike, që lidhen me infrastrukturën e vjetër, dhe joteknike, ku ndikojnë edhe matësat e vjetruar dhe abuzimet.

Raporti pranon se Shqipëria ka bërë përparim krahasuar me vitet 2014–2016. Në indeksin e organizatës, vendi ka 28.4 pikë nga 100 që ka BE-ja, nga 23 pikë një dekadë më parë.

Për bizneset, kosto e energjisë është afruar me nivelet evropiane. Mesatarja rajonale për konsumatorët jofamiljarë ishte 0.25 dollarë për kilovatorë, pothuajse sa në BE. OECD shënon se prodhimi i Shqipërisë mbështetet kryesisht te hidrocentralet.