Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Ekonomi

FMN: Ekonomia shqiptare do të rritet 3.5% këtë vit, inflacioni 3.2%

Fondi paralajmëron për rreziqe nga konfliktet, tensionet tregtare dhe luhatjet e çmimeve të energjisë.

Nga supernews.al 13 Tetor, 202613.10.2026, 13:30
FMN: Ekonomia shqiptare do të rritet 3.5% këtë vit, inflacioni 3.2%

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3.5% në vitin 2026, ndërsa inflacioni pritet të jetë 3.2%.

Për ekonominë botërore, FMN parashikon rritje 3.1% këtë vit dhe 3.4% në vitin 2027. Inflacioni global pritet të arrijë 4.7% në 2026 dhe të ulet në 4.1% vitin e ardhshëm.

Ndër rreziqet kryesore, Fondi përmend përshkallëzimin e konflikteve, tensionet e reja tregtare dhe pasigurinë ekonomike. Për Shqipërinë, ndikim kanë tensionet gjeopolitike, zhvillimet në tregti dhe luhatjet e çmimeve të energjisë.