Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Biznes

Studioja daneze BIG fiton konkursin për kullën e re te Parku Rinia

Godina do të zërë vendin e kompleksit "Tajvani" dhe është projektuar e ngritur mbi tokë, që parku të mbetet i hapur.

Nga supernews.al 1 Tetor, 202601.10.2026, 21:26
Studioja daneze BIG fiton konkursin për kullën e re te Parku Rinia

Studioja daneze e arkitekturës Bjarke Ingels Group (BIG) është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për ndërtesën e re në Parkun Rinia, në qendër të Tiranës. Projekti njihet me emrin “Tirana Fountain Plaza”.

Godina e re do të zëvendësojë ndërtesën aktuale të kompleksit “Tajvani”, që është pronë private. Sipas projektit fitues, vëllimet e ndërtesës ngrihen mbi nivelin e tokës, në mënyrë që hapësira e parkut poshtë tyre të mbetet e lirë dhe e aksesueshme për publikun.

Në garë u paraqitën pesë projekte ndërkombëtare para një jurie po ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama tha se plani do ta transformojë Parkun Rinia pa e prekur gjelbërimin e tij dhe e mbrojti zgjedhjen e arkitektëve të huaj.

Projekti ka nxitur debat publik për ndërtimet në zonat e gjelbra të kryeqytetit. Qeveria thotë se në këtë vend nuk do të bëhet asgjë që nuk lejohet në qytetet evropiane.