Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Aktualitet

Gjyqi i dytë i Thaçit: Vendimi për pengim të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

Prokuroria kërkon gjashtë vite burg për ish-presidentin e Kosovës.

Nga supernews.al 13 Tetor, 202613.10.2026, 14:45
Gjyqi i dytë i Thaçit: Vendimi për pengim të drejtësisë shpallet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 17 nëntor, në orën 10:00, vendimin në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe katër të pandehurve të tjerë për pengim të drejtësisë.

Akuza lidhet me vitin 2023, kur Thaçi ndodhej në paraburgim, dhe pretendon se informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime u kaluan përmes vizitorëve për të ndikuar në dëshmi. Të pandehur janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Prokuroria ka kërkuar gjashtë vite burg për Thaçin, tre vite secili për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj për Kuçin. Të pesë të pandehurit e kanë mohuar fajësinë.