Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Fokus

Shqipëria ka më shumë të rinj me diplomë se mesatarja e BE-së, por i humbet drejt Gjermanisë

43.2% e të rinjve 25–34 vjeç kanë arsim të lartë; afro një e katërta e të diplomuarve jetojnë jashtë.

Nga supernews.al 19 Tetor, 202619.10.2026, 07:10
Shqipëria ka më shumë të rinj me diplomë se mesatarja e BE-së, por i humbet drejt Gjermanisë

Sipas Censit 2023 të INSTAT, 43.2% e shqiptarëve të moshës 25 deri 34 vjeç kanë përfunduar arsimin e lartë. Shifra është pak mbi mesataren e Bashkimit Evropian, 43.1% sipas Eurostat, dhe dukshëm mbi Italinë (30.6%) dhe Gjermaninë (37.9%).

Në rajon, Shqipëria renditet para Serbisë (34.7%), Maqedonisë së Veriut (32.3%) dhe Bosnjë-Hercegovinës (26.6%). Në krye të Evropës janë Irlanda, Qiproja dhe Luksemburgu, me mbi 60%.

Problemi është se këta të rinj nuk mbeten. Një analizë e BERZH-it vlerëson se rreth 23% e shqiptarëve me arsim të lartë jetonin jashtë vendit në vitet 2023–2024, me pak kthime. Gjermania tërheq veçanërisht mjekë, infermierë dhe specialistë të IT-së.

BE-ja synon që deri në vitin 2030 të paktën 45% e të rinjve të kenë arsim të lartë. Shqipëria është 1.8 pikë larg këtij objektivi.