Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Turizëm

Turizmi ajror në Gjirokastër: 12 avionë sportivë nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Pilotët e vlerësojnë aerodromin, por kërkojnë fluturime të rregullta dhe mbështetje institucionale.

Nga supernews.al 4 Tetor, 202604.10.2026, 12:25
Turizmi ajror në Gjirokastër: 12 avionë sportivë nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Gjatë fundjavës, aerodromi turistiko-sportiv i Gjirokastrës priti 12 avionë të vegjël. Dhjetë prej tyre erdhën nga Italia dhe dy nga Greqia e Maqedonia e Veriut, me rreth 30 vizitorë në bord.

Pilotët vlerësuan kushtet e aerodromit dhe mikpritjen e qytetit. Disa prej tyre ishin për herë të parë në Shqipëri dhe thanë se ka interes edhe nga pilotë të vendeve të tjera.

Sipas tyre, turizmi ajror mund të jetë një mundësi e mirë për Gjirokastrën dhe gjithë jugun, por kërkon mbështetje nga institucionet.

Prej vitesh kërkohet që aerodromi të ketë fluturime të rregullta dhe të shërbejë si portë hyrëse për turistët e jugut. Aktivitetet e rralla nuk mjaftojnë që ai të kthehet në burim të ardhurash për zonën.