Kalo te përmbajtja
E enjte, 22 Tetor, 2026
LAJMI I FUNDIT
Financa

Guvernatori pa imunitet: Nisma e PS-së heq mbrojtjen nga arrestimi për drejtuesit e Bankës

Projektligji i korrikut e parashikonte imunitetin; nisma e depozituar në Kuvend më 25 shtator e lë jashtë.

Nga supernews.al 1 Tetor, 202601.10.2026, 22:27
Guvernatori pa imunitet: Nisma e PS-së heq mbrojtjen nga arrestimi për drejtuesit e Bankës

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar në Kuvend, më 25 shtator, një nismë për ndryshimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë, e cila nuk përfshin mbrojtjen e Guvernatorit dhe të Zëvendësguvernatorëve nga arrestimi dhe kontrolli.

Kjo mbrojtje ishte parashikuar në projektligjin e plotë që Ministria e Financave hodhi për konsultim më 15 korrik. Neni 72 i tij thoshte se drejtuesit më të lartë të Bankës nuk mund të arrestoheshin apo të kontrolloheshin pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nisma e re nuk sjell një ligj të ri, por ndryshon vetëm shtatë nene të ligjit ekzistues të vitit 1997. Ajo trajton financimin monetar, kreditimin e sektorit publik, titujt qeveritarë, rezervën e detyruar dhe statusin e drejtuesve. Mes nënshkruesve është kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Milva Ekonomi.

Sipas nismës, një Guvernator i shkarkuar mund ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit në gjykatat administrative.