Këmbimi valutor: Euro shitet 91.7 lekë, dollari 81.7 lekë
Monedhat kryesore vijojnë të mbeten të dobëta ndaj lekut në tregun e këmbimit.

Në tregun e këmbimit valutor, euro blihej të premten me 90.8 lekë dhe shitej me 91.7 lekë. Dollari amerikan blihej me 80.5 lekë dhe shitej me 81.7 lekë.
Franga zvicerane këmbehej me 97.5 lekë në blerje dhe 98.7 lekë në shitje, ndërsa paundi britanik me 107.3 dhe 108.3 lekë.
Euro dhe dollari mbeten pranë niveleve më të ulëta historike ndaj lekut. Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjet e valutës gjatë këtij viti për të frenuar forcimin e monedhës vendase.
Kursi i lekut ndikon drejtpërdrejt te të ardhurat e familjeve që marrin remitanca, te eksportuesit dhe te bizneset turistike, që shesin në euro, por paguajnë shpenzimet në lekë.




